Report TV - Roskovec, rruga e fshatit Arapaj e shkatërruar, banorët:Duhet ndërhyrje

2016-09-27 2

Është vetëm tre kilometra rrugë, por për banorët dhe për drejtuesit e mjeteve është kthyer në një makth të vërtetë.

Bëhet fjalë për rrugën e fshatit Arapaj të bashkisë së Roskovecit.

Banorët deklarojnë se mungesa e rrugës u ka sjellë atyre edhe dëme të shumta ekonomikë, pasi prodhimet bujqësore u ngelin në shtëpi, nga pamundësia për t?i nxjerrë në treg për shitje.