Ka përfunduar në barazim pa gola derbi i 146 mes Partizanit dhe Tiranës që u zhvillua në ?Elbasan Arena?.
Ndeshja mes dy ekipeve të kryeqytetit dhuroi spektakël dhe emocione pa fund në fushë dhe në tribun nga tifozët, por goli mungoi duke bërë që rivalët e vjetër të ndanin pikët.
Kështu Partizani vazhdon serinë e rezultateve pozitive në derbi duke mos e njohur humbjen, ndërsa Tirana nuk e thyen mallkimin duke mos mundur të fitojë sërish ndaj të kuqve, ndërsa siguroi barazimin e 4 radhazi këtë edicion në kampionat.
Për t?u kthyer te kronika, ndeshja ishte e mbushur me mjaft raste për shënim nga të dy ekipet si pasojë e lojës së hapur nga të dy ekipet.
Tirana krijoi shumë raste për të shënuar me Merveille, Moises dhe Edeh, por Alban Hoxha shpëtoi Partizanin nga goli.