Është përuruar këtë të diel në Gjirokastër fillimi i punimeve për restaurimin total dhe konsolidimin e pazarit të Gjirokastrës.
Restaurimi i ansamblit të Pazarit Karakteristik do të bëhet në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës, Fondacionin Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim, Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Zhvillimit Urban.