Partia Demokratike thotë se vrasja e 47-vjeçarit, Aleksandër Bardhi, në Sarandë ka si prapavijë trafikun e lëndëve narkotike.
Gjatë një konference për shtyp, Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji, u shpreh se vrasja e kësaj të diele është viktima e 6-të e drogës e këtyre muajve. Sipas tij, këto janë pasojat dramatike të kultivimit të kanabisit në të gjithë vendin, ku të implikuar reuzltojnë zyrtarë të lartë shtetërorë. Salianji kujton edhe arrestimin e vëllait të viktimës, Petrit Bardhi, gjatë transportimit drejt Greqisë të 424 kg kanabis përmes fshatit Shëndëlli, ku edhe ndodhi vrasja.