Report TV - Sarandë, vritet me armë vëllai i ish-kreut të komunës Kaçinar

2016-09-27 1

Aleksandër Bardhi, 47-vjeç, vëllai i ish-kryetarit të njësisë administrative Kaçinar të Mirditës, Petrit Bardhi ka mbetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Shëndëlli, Sarandë. Sipas një njoftimi të shpërndarë nga Policia, rreth orës 00:35, në Spitalin e Sarandës është dërguar një trup i pajetë i cili është vrarë me armë zjarri. Dyshohet se ndaj viktimës është qëlluar me armë kallashnikov.

Viktima është vëllai i Petrit Bardhit, ish-kryetar i njësisë administrative Kaçinar. Petrit Bardhi njihet person me precedent penal, pasi është arrestuar dy herë nga policia, për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë hetimeve paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur afër fshatit Shëndëlli (përballë fshatit Vrinë) ku sipas deklaratës së personit që e ka shoqëruar viktimën në Spitalit e Sarandës (djali i xhaxhait të viktimës) dyshohet se trupi i pajetë është gjetur nga ana e tij i vrarë me armë zjarri të dyshuar të llojit "Automatik" në rrugën hyrëse të këtij fshati.

Free Traffic Exchange