Report TV - Veliaj te shkolla ekonomike:Do japim kredi të buta për familjet e pastreha

2016-09-27 3

Konvikti i Shkollës Ekonomike është në dispozicion të nxënësve që studiojnë në Tiranë, tërësisht i rikonstruktuar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga drejtoresha e konvikteve, Valbona Ibrahimi, dhe administratori i Njësisë Administrative Nr. 2, Elez Gjoza, inspektoi ambientet e reja të kësaj godine dhe u shpreh se është bërë gjithçka që konviktet e zaptuara të lirohen për nxënësit që vijnë nga rrethe të ndryshme të vendit për të studiuar në kryeqytet.

?Kjo është një përpjekje komunitare. Kur dikush vjen për të studiuar në Tiranë, lë qytetin e tij për të jetuar në një qytet tjetër, bëhet banor i Njësisë nr. 2 për aq kohë sa jeton në konvikt. Për sa kohë që është qytetar i Tiranës dhe rezident në këtë qytet, duhet të trajtohet si banor i denjë i kryeqytetit. Kjo do të thotë se nuk mund të kemi më konvikte të zaptuara dhe nuk mund të bëjmë ndërhyrje apo zaptime të terreneve publike, dhe çdokush duhet të ketë shansin që të shkëlqejë në jetë?, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës sqaroi se është bërë një pastrim i të gjitha konvikteve, rikonstruksioni i tyre dhe lirimi i të gjitha territoreve.

Free Traffic Exchange