Tashmë, jo vetëm institucionet publike, por dhe kompanitë private do të jenë të detyruara të raportojnë rastet e dyshuara për korrupsion dhe personat përgjegjës. Një udhëzim i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, detyron çdo kompani private me më shumë se 100 punonjës të ngrejë një njësi të posaçme për këtë qëllim, e cila regjistron, heton administrativisht dhe shqyrton sinjalizimet, por dhe mbron sinjalizuesit nga hakmarrja në vendin e punës.
Detyra e saj është të kërkojë informacione dhe dokumente, të urdhërojë inspektime ose analiza, të mbledhë deklarata ose të pyesë persona në dijeni ose rrethanat e çështjes ose të konsultohet me ekspertë të fushave të ndryshme gjatë procedurës së shqyrtimit në lidhje me veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit.
Po ashtu njësia duhet të të regjistrojë sinjalizimet, të kryejë procedurën e hetimit administrativ, si dhe të marrë të gjitha masat për shqyrtimin e hetimit administrativ të kërkesës për mbrojtje të
sinjalizuesit;