Një sasi e madhe kanabis zbulohet brenda një ngarkese me konfeksione në Portin e Durrësit. Në pranga ka rënë drejtuesi i kamioncinës ku ndodhej ngarkesa me konfeksione. Në kërkim është shpallur pronari i Kompanisë së konfeksioneve, biznesmenin Arben Xibri, i cili njihet edhe si mik dhe mbështetës i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ky shtetas dyshohet se është organizatori i trafikimit të lëndës narkotike me destinacion Italinë. Droga ishte fshehur në pjesën e tavanit të kamioncinës dhe pjesa e pasme të kabinës, me një shtresë të dyfishtë të salduar.
Agjentët e Antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Departamentin Opetativo-Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë sekuestruar sot në Portin e Durrësit 130 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa, ndërsa në pranga ka rënë një nga transportuesit.