Përfundon procesi i legalizimit në zonën e Manzës dhe Maminasit në bashkinë e Durrësit.
I pranishëm në shpërndarjen e certifikatave, kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Daka garantoi banorët se bashkia ka projekte konkrete për Maminasin, Ishmin dhe Manzën.
Kreu i ALUIZNI-t Durrës, Flamur Gjuzi deklaroi se qeveria e mëparshme në 8 vite legalizoi në këto dy zona vetëm 20 objekte që shërbenin për biznes, ndërsa ne tha ai, brenda dy viteve përfunduam totalisht procesin e legalizimit në Maminas dhe Manëz.