Ministri i Mjedisit Lefter Koka kreu një vizite në një fabrikë riciklimi të mbetjeve në Porto Romano.
Në fjalën e tij, ministri Koka deklaroi se do të monitorohen të gjitha fabrikat e riciklimit në të gjithë vendin për të parë kushtet e sigurisë së tyre ndaj ndotjes së mjedisit.
Sipas Kokës në industrinë e përpunimit të mbetjeve urbane janë të punësuar 40 mijë njerëz por kjo industri ka disa vjet që ndodhet në një situatë të vështirë pasi nuk është në gjendje të sigurojë lëndën e parë të cilën është e detyruar ta sjellë nga jashtë.