Report TV - AKU kontrolle në “Fast-Food”-e pezullohet 1, paralajmërohen 10

2016-09-27 2

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë një aksion për kontrollin e të gjitha subjekteve ?Fast Food?e ku pas kontrolleve të ushtruara nga inspektorët ka pezulluar 1 subjekt dhe ka paralajmëruar 10 të tjerë.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, Dritan Sejko, janë kontrolluar ?Fast Food-et?, pranë shkollave dhe në të gjitha zonat e tjera. Nga këto inspektime, janë marrë masa pezullim aktiviteti, paralajmërim për pezullim, si dhe gjoba deri në 300 mijë lekë. Qëllimi i këtyre inspektimeve ka qenë matja e nivelit të komponentëve polarë në vajin që përdorin subjektet.