Me një trup të rifreskuar dhe nën drejtimin e dirigjentit italian Alessandro Cadario, baleti ?Carmina Burana? përsëriti sot në mbrëmje edhe suksesin që shënoi në premierën e tij të parë.
Ky balet ka çelur sezonin artistik dhe do të shfaqet sërish të shtunën në orën 19.00.
Në mungesë të një premiere të re, drejtoresha e sapoemëruar Zana Çela mendoi që t?i risillte publikut në skenë një nga premierat më të suksesshme të sezonit të kaluar ku marrin pjesë mbi 200 artistë dhe alternohen këngët e korit muzika orkestrale dhe performancat e baletit.
Edhe në këtë ringjitje të premirës Carmina Burana, publiku dhe duartrokitjet e tij nuk munguan. Interpretimet fantastike të trupës së balerinëve dhe zëri gurgullues i korit emocionuan publikun. Ky sukses i përsëritur është një tregues i nevojës për një menaxhim më të mirë të operës dhe baletit në sezonin e ardhshëm.
Vërshimi këtë fundjavë i publikut shqiptarë dhe të hyajve që banojnë në Tiranë në dyert e operës e ka një motiv më tepër.
Interpretohet Himni i dashurisë, i konceptuar si gjuhë e trupit nga koreografi me origjinë hungareze Youri Vamos. Dhe këtë mbrëmje trupi e lëvizjet e këtyre balerinëve dhe këngëtë korale i kanë dhënë mesazhe mbresëlënëse publikut.