Report TV - Si u kërcënuan hetuesit e 'Hajdarit' dhe vrasja e shoferit të Sollakut

2016-09-27 10

Fenomeni i kërcënimit të prokurorëve, nuk është i panjohur për organin e akuzës. Madje edhe rastet kur ka pasur kërcënime apo vrasje nëpërmjet të cilave është synuar të çohet mesazh tek prokurori i përgjithshëm.

Rasti më klasik është ai i vrasjes së Genci Sinës, i cili ishte shofer i familjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Sina u qëllua me 29 shtator, bulevardin ?Bajram Curri?, ndërsa ai shoqëronte me një autoveturë gruan e ish- Prokurorit të Përgjithshëm në atë kohë Theodhori Sollaku.

Autori i krimit, u identifikua të ishte Altin Arapi, i cili më pas u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda, me burgim të përjetshëm.

Gjatë hetimit të kësaj çështjeje në vitin 2004, ish- shefi i krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, Muhamet Rrumbullaku, mori mesazhe kërcënuese për jetën. Krimi u lidh me një konflikt personal të shoferit apo me një konflikt të çastit, ndërsa nuk munguan zërat për një mesazh ndaj Sollakut, nga grupi i etiketuar si ?Hakmarrja për Drejtësi?.

Ndërkaq, më parë, prokurorët që hetuan çështjen Hajdari, ishin kërcënuar disa herë. Këmbëngulja e një prej hetuesve kryesorë të çështjes shmangu dështimin e saj. Po kështu prokurori Anton Martini, të prokurorisë së Krimeve të Rënda, gjatë proceseve të ndryshme është kërcënuar disa herë.