Kryeprokurori, Adritik Llalla, është kërcënuar nga persona të paidentifikuar dhe është detyruar të largoje familjen nga vendi.
Ky fakt konfirmohet nga burime jozyrtare pranë Prokurorisë, teksa mësohet se prej kohësh për sigurinë e kryeprokurorit është shtuar numri i punonjësve të gardës që kanë për detyrë ruajten e tij dhe të familjarëve. Largimi i familjes është bërë drejt në një vendi aleat, pas kërcënimeve që ka marrë për shkak të hetimit të një dosjeje të fortë kriminale.
Sakaq, Prokuroria në një njoftim për shtyp nuk e mohon ngjarjen, teksa evidenton se hetimet për çdo çështje apo dosje do të vijojnë normalisht.
Mësohet se kryeprokurori ka informuar për këtë rast presidentin, Ministrinë e Brendshme Shërbimin informativ dhe shërbimet e vendeve partnere.
Në dijeni të kërcënimit janë edhe ambasadat e huaja në Tirane, teksa një ndër vendet e bashkimit Evropian ka ofruar strehim për familjen e kryeprokurorit, gjë që është pranuar nga ky i fundit.
Burimet bëjne me dije se, familja e Kryeprokurorit tashmë është zhvendosur në një nga këto vende dhe ruhet nën masa të rrepta sigurie,
Kryeprokurori lëviz herë pas here për të vizituar familjen e tij jashtë vendit, ndërsa mësohet se gruaja është në muajt e fundit të shtatzanisë.
Kërcënimet ndaj kryeprokurorit kanë filluar gjatë muajve te verës, ndërsa largimi i familjes tij është bërë ditët e para të muajt shtator.