Report TV - Mungesa e landfilleve, në Fier dhe në Vlorë mbetjet hidhen në fushë

2016-09-27 1

Ndërkohë që parlamenti shqiptar miratoi në parim projektligjin për importin e mbetjeve, në shumë qytete të Shqipërisë vijon të mbetet problem menaxhimi i tyre. Shumë qytete nuk arrijnë të menaxhojnë mbetjet që vetë prodhojnë dhe mungojnë landfilldet.

Gjatë një vëzhgimi të bërë nga Report TV, situata paraqitet problematike në Fier dhe Vlorë.

Në bashkinë e Fierit, në mungesë të një landfilli, mbetjet hidhen rreth 3 km larg qytetit, duke u kthyer në rrezik sëmundjesh për banorët.

Qytetarët deklarojnë se shpesh herë mbetjeve u vendoset flaka duke e kthyer zonën në të pajetueshme.

Situata paraqitet problematike edhe në qytetin e Vlorës. Vetëm një sasi e vogël e mbetjeve riciklohen, pasi pjesa tjetër digjen dhe groposen

Vendi i grumbullimit të mbetjeve në Vlorë është vetëm 4 km nga qendra e qytetit

Banorët që jetojnë pranë zonave ku hidhen mbetjet deklarojnë se janë të rrezikuar nga infeksionet dhe sëmundjet.

Në disa qytete janë ndërtuar landfille për rikclimin e mbetjeve dhe ndarjen e tyre që në burim, por situata vijon të jetë problematike në disa zona.

Free Traffic Exchange