Report TV - Meta: Sfidë në Shqipëri, zgjidhja e problemit të radikalizmit politik

2016-09-27 0

Kreu i Kuvendit Ilir Meta deklaron se politika duhet të marrë shembull nga toleranca fetare. Sipas Metës, sfidë mbetet zgjidhja e problemit të radikalizmit politik, pasi radikalizmi fetar nuk ekziston në vendin tonë.

"I vetmi problem në Shqipëri është radikalizmi politik, radikalizmi fetar nuk njihet", u shpreh Meta gjatë takimit të Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të mbajtur në Tiranë.