Report TV - ​Tiranë,vetëvritet 69-vjeçari, ja letra që ai la para se të qëllonte veten

2016-09-27 1

Një person i pajetë me plagë zjarri në trup është gjetur mesditën e sotme pranë Varrezave të Linzës në Tiranë. Nga të dhënat paraprake mësohet se, personi i pajetë është Gani Çela, 69 vjeç, ndërsa anash trupit u gjet një armë zjarri, tip pistoletë.

Nga kryerja që iu trupit, zbulohet një plagë me armë zjarri në pjesën e gojës. Dyshohet se 69-vjeçari i ka dhënë fund jetës me një plumb në gojë.

Trupi eshtë gjetur i shtrirë dhe në dorën e tij të djathtë është gjetur një armë zjarri tip pistoletë TT dhe viktima kishte lënë edhe një letër ku ka shkruar se policia nuk duhet të merret me vetëvrasjen e tij.