Debati në Kuvend është zhvendosur ditën e sotme dhe tek biznesmeni libanez i cili pas dhunës që pësoi në Shqipëri, tërhoqi investimin dhe u largua nga vendi. Deputeti Sali Berisha akuzoi qeverinë, si fajtore të vetme për largimin e biznesmenit Faadi Mitri.
"Në kohën time investimet në 5 vitet e fundit arritën një mld $". Berisha akuzoi Ramën se akti i parë që ka bërë kur erdhi në pushtet ishte anulimi i lejes për investimin e biznesmenit libanez që u dhunua, por që më pas sipas ish-kryeministrit, "E rikthyet, pasi i bëtë ryshfet, ndërsa ia morët sërish se doli ryshfet më i madh" tha ai.