Report TV - Dhunimi e largimi i biznesmenit,FIAA Rast i izoluar, autorët para drejtësisë

2016-09-27 1

Shoqata e Investitoreve te Huaj ne Shqiperi (FIAA) ka dënuar sot ashpër sulmin e dhunshëm dhe kriminal të ushtruar mbi Administratorin e Grupit OMNIX në Shqipëri, Fadi Mitri por ka theksuar se ky ëhstë një rast i izoluar dhe përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë.

Në reagimin e posaçëm për këtë çështje, tyhuhet se kjo ngjarje ka ndodhur në një moment në të cilin FIAA, Partnerët Ndërkombëtarë si dhe Qeveria e Shqipërisë, janë duke punuar intensivisht së bashku për të përmirësuar Klimën e Biznesit me qëllim për të tërhequr investime të huaja, shumë të nevojshme për zhvillimin e vendit dhe për përmirësimin e standardeve të jetesës në Shqipëri. Ky është qartazi një veprim i ndërmarrë nga individë që operojne jashtë kufijve ligjore, të cilët në këtë formë vënë në rrezik reputacionin e të gjithë Komunitetit.

Megjithëse, FIAA e supozon se ky është një "rast i izoluar" dhe duke vlerësuar reagimin në kohë të forcave zbatuese të ligjit, i bën thirrje Institucioneve Shtetërore të marrin masat më të forta të mundshme ndaj këtyre "armiqve të përbashkët". Ne kete rast FIAA, dëshiron të sjelle ne vemendje rendesine e miratimit te Reformës në Drejtësi, e mbështetur në mënyrë efektive nga FIAA që nga fillimi i proçesit.

Nga ana tjetër, FIAA, si përfaqësuese e Bizneseve të huaja që aplikojnë praktikat më të mira dhe standardet më të larta etike, shprehet se është e gatshme për të bashkëpunuar me të gjithë komponentët e shëndetshëm të shoqërisë civile dhe me Institucionet e Shtetit për të shmangur që ngjarje të tilla fatkeqe të ndodhin përsëri në të ardhmen.

Free Traffic Exchange