Report TV - Reagon Berisha: Largimin e biznesmenit e kam denoncuar dhe jam prononcuar

2016-09-27 3

Berisha nuk ka munguar me replikën e tij të radhës. Sipas deputetit, Rama ia prishi kontratën kompanisë së libanezit, dhe se të gjitha veprimet, përfshirë dhe gjyqet u bënë në kohën kur e majta ka qenë në pushtet, si dhe gjyqet.
?Investimet e huaja. Rama përmendi investimet e tre muajve të fundit. Përsa i përket rrahjes së biznesmenit jam prononcuar dhe e kam dënuar. Dënova me ashpërsi krimin e mafies qeveritare ndaj biznesmenit libanez.
Një javë më parë kam denoncuar sulmin brutal ndaj biznesmenit Mitri dhe kam kujtuar kërcënimin me jetë konsullit të Libanit, se gjeti një investitor për ARMO-n.
Vijmë te rasti konkret te gjykatësi?
Akti i parë që ka bërë Rama, pasi erdhi në pushtet, ndaj kësaj kompanie, më datë 29 shtator 2013 ishte prishja e kontratës së qerasë në lidhje me pronarit të ligjshëm. Në datë 22 shkurt 2014 me urdhër të Ramës është zgjidhur tërësisht kontrata e shoqërisë OMNIX Albania. Pra nga data 22 shkurt OMNIX Albania sipas Ramës nuk kishte më asnjë të drejtë kontraktuale në Shqipëri. Isha unë në pushtet apo ju?

Free Traffic Exchange