Report TV - Rama: Gjyqtarja e Berishës e largoi biznesmenin libanez

2016-09-27 1

Kreu i qeverisë tha se e ka takuar biznesmenin dhe ky i fundit i ka rrëfyer kaluarin e vuajtjeve që kishte hequr nga qeveria e djathtë për sipërmarrjen e tij.
Rama u shpreh se qeveria i ka dhënë zgjidhje cdo problemi të libanezit, por dhuna e papritur, u shkaktua nga një vendim gjykate që sipas kryeministrit, ?janë gjykatat e Saliut?.

"Më vjen mirë që mbasi flisni broçkulla ikni se nuk doni të dëgjoni përgjigjet. Përsa i përket ligjit të plehrave do të flas më tutje.

Më bëri përshtypje ligjërata e Tabakut dhe recitimi i lotëve të krokodilit për sipërmarrësin që u bë lajm ditët e fundit për shkak të dhunës.
Investimet e huaja në tre mujorin e dytë janë 261 milionë euro, tre mujori më i lartë i tre viteve të fundit. Po kështu është kur as lexon edhe as kupton. Sali koha jote ka vdeku! Sa herë merr fjalën do të na cosh për vizitë në varrezën e kujtimeve të tua, thuaja vetes para pasqyrës.

Sot sipërmarrësi që u largua mund të shikojë para pasqyrës plagët e sistemit që ngrite ti. Biznesmeni erdhi në zyrën time dhe më ka shtruar të gjithë kalvarin e zvarritjeve dhe tmerreve të viteve të tëra kur nuk merrte dot zgjidhje për probleme të natyrës administrative.

Qeveria jonë ia ka zgjidhur të gjitha problemet dhe pas zgjidhjes, pa pritur del dhe i jep dajak një gjykatëse që kthen pronën brenda zonës së investimit në korrik të këtij viti, që u bë shkak për konfliktin.