Gjashtë muaj nga nisja e procesit gjyqësorë ndaj tij i akuzuar si kreu i organizatës kriminale të vrasësve me pagesë është paraqitur për herë të parë në gjyq.
Admir Tafili ka mohuar se ai qëndron pas vrasjeve të kryera nga Kristi Pine si dhe ka akuzuar këtë të fundit për mashtrim.
?Kristi Pinen e kam njohur në burgun e Bradasheshit, nuk e kam urdhëruar të kryej asnjë vrasje nuk di se çka bërë ai. Nga shoqëria që krijuam në burg, kur Pine doli unë i kërkova që sa herë të vinte për të më takuar të më sillte 2 ose 3 celularë të cilët unë i shisja me 400 euro për të burgosurit dhe Pines i jepja 100 euro. Pine më foli për një hasmëri të familjes së tij ku Brahim Mane i kishte vrarë dajën dhe ky donte të hakmerrej. I kam kërkuar të më sillte dhe kokainë në burg, ndërsa për shumë kohë deri në ditën e arrestimit Pine ka punuar për mua duke ruajtur familjen time gruan dhe tre fëmijët dhe këtë punë e ka bërë deri ditën që u arrestua?.