Një histori e dhimbshme vjen nga fshati Arapaj në bashkinë Roskovec. 7 fëmijë të familjes Hatia jetojnë në kushte të vështira dhe në një banesë të vogël.
Drama e kësaj familje është shumë e madhe pasi të shtatë anëtarët e familjes janë të verbër.
Deri vitin e kaluar kujdeseshin për ta 2 prindërit, por pas vdekjes së tyre të 7 vëllezërit dhe motrat kanë mbetur të vetëm, pa kujdesje, pa mbështetje dhe në kushte të vështira ekonomike.
Jona është njëra nga vajzat e familjes. Edhe pse e privuar nga shikimi ajo sheh dritë për të ardhmen e saj.
Jona jeton me shpresën për të pasur një shtëpi të re. Ajo i beson premtimit të kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi për ndërtimin e një shtëpie.
Dy vëllezërit e familjes i bëjnë apel shtetit për ndihmë dhe shqetësimi më i madh i tyre janë dy motrat të cilat nuk kanë ku të flenë.
E vetmja që kujdesët për këtë familje është halla e tyre. Ajo i bën apel shtetit që t?i mundësojë shkollimin njërit nga djemtë e familjes. Denis Hatia ka përfunduar shkollën e mesme dhe pret që të fitojë në raundin e dytë për pranimet në universitet në degën Histori-Gjeografi.