Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre. Në këtë ditë, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka thënë se Bashkia Tiranë në bashkëpunim dhe me biznese do të dhurojnë për përdoruesit e biçikletave në kryeqytet 1 mijë biçikleta.
Nga ana tjetër, ai theksoi faktin se ajri në krahasim me vitet e kaluara ëhtë përmirësduar në masën 15% dhe se për përdoruesit e biçikletave do të ketë jo vetëm korsi të veçanta por edhe një rrjet të tërë komunikimi në rrugët e Tiranës.