Report TV - Eduard Selami nis mbledhjen e firmave, Basha shtrëngon radhët

2016-09-27 0

Kërkesa e deputetit Eduard Selami për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, pas katër humbjeve, ishte një propozim për mocion mosbesimi ndaj lidershipin e kryetarit Lulzim Basha. Edhe pse qëndrimi i Sali Berishës konsiderohet si përcaktues për fatin e kupolës drejtuese të Partisë Demokratike, Eduard Selami, i mbështetur edhe nga Majlinda Bregu dhe disa deputetë të heshtur, për herë të parë, kërkoi rishikimin e pozitave të lidershipit të PD, në një mbledhje të Këshillit Kombëtar.