Report TV - Politikat fiskale,gjobat e reja tek bizneset, ulen masat ndëshkuese

2016-09-27 0

Këshilli i Ministrave ka miratuar dje ndryshime të rejë në Procedurat Tatimore, të përmbledhura në një projektligj amendues, ku vihet re një zbutje e masave ndëshkuese për evazorët, si dhe rregullime të rolit dhe funksioneve të drejtuesve të Tatimeve, Avokatit të Tatimpaguesve, Hetimit Tatimor.

Kthimi në gjoba më të pranueshme është pasojë e anulimit të super-gjobave nga ana e Gjykatës Kushtetuese, e cila vlerësoi se masa e ndëshkimeve të reja ishte një rritje e pajustifikuar e gjobave në fuqi. Por, kjo duhet parë edhe si një zbutje e forcës detyruese të shtetit në prag të vitit elektoral, çka pritet të shkaktojë një ulje në të ardhurat fiskale, duke krijuar një gropë që duhet mbushur me masa të tjera.