Report TV - Aksidenti në Gjirokastër - Tepelenë, mjeku: 15 të shtruar në spital, jashtë rrezikut

2016-09-27 0

Në një lidhje telefonike për Report Tv, mjeku i spitalit të Gjirokastrës, Roland Karalli ka sqaruar se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

"Në spital kanë ardhur 31 persona të lënduar. Nga ekzaminimet nuk ka të plagosur në rrezik për jetën. Të shtruar në spital aktualisht janë 15 pasagjerë, por jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa 16 të tjerë janë nxjerrë nga spitali, pasi nuk kishin asnjë rrezik dhe lëndim nga aksidenti. Gjendja është e stabilizuar" deklaroi ai.

Të plagosurit janë nga disa qytete të vendit, ndërsa sipas mjekut të fundit që dolën nga spitali janë disa djem Dibra, pasi nuk kishin asnjë rrezik.

Free Traffic Exchange