Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, ka bërë një deklaratë të pazakontë, duke kërkuar legalizimin e hashashit për nevoja farmaceutike.
Propozimin e tij, Jaka e ka bërë gjatë një deklarate për mediat. Ai ka theksuar se duhet të zbatohet njëjta formulë, ashtu sikur në vendet europiane, si Hollanda, Italia dhe Greqia.
"Pse mos zbatojmë edhe ne formulën e Holandës, Italisë apo dhe të Greqisë për lejimin e kanabisit për nevoja farmaceutike apo siç e lejon edhe ligjet europiane", u shpreh Jaka.
Kreu i DHT-së, theksoi gjithashtu se duhet një qasje ligjore ndryshe edhe për prostitucionin. "Pse jo të mos kalojmë edhe në ligje të tjera të cilat liberalizohen dhe është një paketë p.sh, të merret qasja ligjore që ka Gjermania dhe Austria për shërbimin e femrës, që janë gjëra normale", deklaroi Jaka.