Report TV - Dhunimi i biznesmenit, Meta: Akt kriminal,përgjegjësit para drejtësisë

2016-09-27 0

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta teksa ka qenë në Shkodër ku ka organizuar atje një takim, ka folur për mediat për çështjen e dhunimit dhe më pas largimit të biznesmenit libanezi-amerikan, ku ka thënë se dhunimi i tij ishte akt kriminal dhe se përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë.

?Shpresojmë që të jetë rasti i fundit ky rast mjaft i dhimbshëm i cenimit të jetës së sigurisë së investitorit të huaj, dua të përsëris faktin se është me shumë rëndësi që përgjegjësit e këtij akti kriminal të vihen para drejtësisë, të bëhen përpjekje për të krijuar klimë shumë pozitive të besimit të sigurisë fizike e juridike e investitorët të huaj e vendas?

Sa i përket çështjes së ligjit të importit të mbetjeve, Meta ka thënë se me amendamentin e LSI-së që është paraqitur në Kuvend synohet që përfaqësuesit e shoqatave të ambientit të shoqërisë civile të kenë akses të plotë në dogana për të parë nga afër procesin e importit.