Report TV - PD: Të ngrihen 2 Komisione Hetimore, për ARMO e Maturantët

2016-09-27 0

Partia Demokratike në parlament do të kërkojë ngritjen e dy komisioneve hetimore, për privatizimin e ARMO dhe për zbardhjen e asaj që ka ndodhur me pranimet e Maturantëve në universitete.

Gjatë diskutimit me dyer të mbyllura të grupit parlamentar demokrat, mësohet se kreu i opozitës, Basha u ka kërkuar deputetëve që puna e komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita gjatë viteve të fundit të mbyllet ndërsa për këto dy komisione të mbyllen me rezultate konkrete dhe të jenë eficentë. Burime nga grupi parlamentar demokrat bëjnë me dije se ish kryeministri Berisha i ka konsideruar të domosdoshme ngritjen e këtyre dy komisioneve pasi sipas tij, pas ARMOS dhe arsimit, fshihen afera të pastra korruptive të qeverisë.

Ndërkaq kreu i PD ka qenë kritik ndaj deputetëve demokratë të cilët javën e shkuar u larguan nga seanca të pa organizuar ndërsa u ka kërkuar të jenë të unifikuar në përballjen me maxhorancën në kuvend.

Një çështje që mori vëmendje në fjalën e kreut të PD në këtë mbledhje është ligji i shumëdiskutuar së fundmi për importin e mbetjeve. Kreu i PD, mësohet të jetë shprehur se ligji ka ardhur në Kuvend i ndryshuar, pas pazareve të mbyllura nga qeveria.

Free Traffic Exchange