Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili teksa ka folur sot për ligjin e importit të plehrave ka thënë se amendamenti i LSI-së synon bërjen transparencë për procesin përmes përfshirjes së shoqërisë civile.
Ai tha se vetëm në këtë mënyrë mund ti jepet fund mosbesimit të theksuar që ka çështja, duke qenë se industria e riciklimit të mbetjeve po fuqizohet në vend duke shtuar edhe vendet e punës.