Report TV - Vrasja e dyfishtë, Akuza kërkon ‘burg përjetë’ për dy autorët

2016-09-27 44

Prokuroria e Tiranës kërkon dënim të përjetshëm për dy autorët e vrasjes së dyfishtë dhe plagosjes së një personi të tretë. Ngjarja ka ndodhur më 1 Tetor të vitit të kaluar, në zonën e quajtur ?Lulishte 1 Maji?, në kryeqytet.
Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezultoi se të pandehurit Sael Sulaj dhe Vasiel Çavo janë autorët e vrasjes me armë zjarri të shtetasve Kevin Rugova dhe Aurora Oskian, si edhe të plagosjes së shtetasit Elvis Gjeçaj.
Po kështu hetimet zbuluan se objekt i këtij sulmi kriminal ishte Elvis Gaçaj, person me precedentë penal në drejtim të trafikimit të lëndëve narkotike.