‘Siguria’ PS-LSI miratojnë Ligjin për Kamerat, munguan të PD-së

2016-09-27 0

Debate pas debatesh, por Komisioni i Sigurisë miratoi ditën e sotme ndryshimet në Ligjin për Kamerat e Sigurisë. Pa pjesëmarrjen e opozitës por me konsensusin e PS-LSI, Komisioni parlamentar për Sigurinë miratoi ndryshimet në projektligjin për kamerat e sigurisë. Komisioni gjithashtu rrëzoi dekretin e Presidentit Bujar Nishani që e ktheu ligjin për rishqyrtim.

Komisioni i Sigurisë zhvilloi ditën e sotme dy mbledhje. E para u karakterizua nga debate ku kundërshti mbi shpejtësinë me të cilën po kalonte ligji, pati dhe nga radhët e maxhorancës. Pjerin Ndreu ishte një ndër ata që u shpreh se nuk ishte njohur me ndryshimet që ishin bërë në ligj. Braho u detyrua të ndërpriste mbledhjen dhe të zhvillonte një të dytë pas orës 12:00 të mesditës, ku opozita mungoi. Pas mbledhjes, përfaqësues të opozitës thanë se, ?fshihen pazare prej miliona eurosh për blerjen e kamerave të sigurisë?. Po ashtu, sipas opozitës, ligji ?tenton të shkelë liritë dhe të drejtat e njeriut?.