ebate pas debatesh, por Komisioni i Sigurisë miratoi ditën e sotme ndryshimet në Ligjin për Kamerat e Sigurisë. Pa pjesëmarrjen e opozitës por me konsensusin e PS-LSI, Komisioni parlamentar për Sigurinë miratoi ndryshimet në projektligjin për kamerat e sigurisë. Komisioni gjithashtu rrëzoi dekretin e Presidentit Bujar Nishani që e ktheu ligjin për rishqyrtim.