Report TV - U dhunua, investitori libanez largohet nga Shqipëria

2016-09-27 6

Dhjetë ditë pas dhunimit nga disa shqiptarë për investimin tek Gjiri i Lalzit, biznesmeni libanez Faad Mitri lë Shqipërinë.

Biznesmeni libanez me pasaportë amerikane u dhunua nga disa persona me të cilët kishte një konflikt prone (tek Gjiri i Lalzit), ku ai pritej te investonte, çështje për të cilën Gjykata i dha të drejtë Mitrit.

Faad Mitri la spitalin e Traumës ku qëndronte i shtruar prej disa ditësh dhe së bashku me familjen iu drejtua pasditen e sotme aeroportit të Rinasit duke u larguar me charter në Katar.

Shqiptarja.com ka siguruar fotot e biznesmenit libanez duke u larguar me barelë nga Shqipëria.


IKIN INVESTITORET E OMNIX ALBANIA
Pak para largimit te biznesmenit, largimin e deklaroi dhe kompania ku ai bente pjese. Shkak ka qene dhuna e ushtruar ndaj biznesmenit libanez, Faad Mitri në autostradën Tiranë-Durrës e cila ka bërë që kompania e ndërtimit Omnix Albania, të cilën ai përfaqëson, të tërhiqet nga investimi në Gjirin e Lalëzit.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, përfaqësuesit e kësaj kompanie kanë vendosur të largohen nga Shqipëria. Omnix Albania do ndërtonte një kompleks turistik në Gjirin e Lalëzit me vlerë 450 milionë euro, por presionet dhe dhuna e ushtruar 2 javë më parë ndaj biznesmenit libanezo-amerikan, Mitri, kanë bërë që kompania të marrë vendimin ekstrem duke u largua nga Shqipëria.