Report TV - Hipoteka nis procesin e përditësimit të regjistrit të pasurive të paluajtshme

2016-09-27 2

Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme kanë nisur procesin e përmirësimit dhe përditësimit të të dhënave në të gjitha zonat kadastrale të vendit.

Projekti parashikon saktësimin e kufijve të pronave, pozicionimin e tyre në hartat kadastrave, përditësimin e të dhënave të kartelave, si dhe dixhitalizimin e të dhënave.

Në ceremoninë e fillimit të projektit ka qenë i pranishëm Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, sipas të cilit përditësimi do të zhdukë problemin e mbivendosjes së të dhënave të pronarëve dhe veçanërisht atë të hartave të pasurive të paluajtshme.

Procesi do të financohet me fondet e vetë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive dhe parashikon krijimin e një regjistri elektronik për 3.2 milionë pasuri të paluajtshme.