Prej 3 vitesh, 160 fëmijë të kopshtit ?Besëlidhja? në qytetin e Lezhës vijojnë të akomodohen në katin e tretë të konviktit të shkollës profesionale.
Kopshti ekzistues u shemb që në vend të tij të ndërtohej një tjetër i ri. U premtua që vështirësitë do të ishin vetëm një vit, pasi do të ndërtohej një kopsht i ri brenda të gjitha standardeve, por prej tre vitesh objekti qëndron në këtë fazë, madje duke u kthyer në një burim infeksionesh, pasi ndodhet në qendër të qytetit.