Arrestimi nga policia me urdhër të prokurorisë të dy mjekëve të maternitetit 'Koço Gliozheni' ka futur në protestë kolegët e tyre të cilët për një orë kanë pezulluar punën. Mjekët kanë ngritur zërin kundër arrestimit, pasi sipas tyre nëna dhe foshnja do kishin vdekur në dorën e secilit prej tyre duke pasur parasysh situatën në të cilën pacientja ndodhej.
Rerzart Ajazi, përfaqësues i mjekëve protestues lexoi edhe një deklaratë për mediat me një apel; Mjeket të mos trajtohen si kriminelë!
Ai ka siguruar të gjithë opinionin publik se dy mjekët e ndaluar i kanë kryer të gjitha ekzaminimet e duhura gruas, por patologjia që i ka marrë jetën asaj dhe foshnjës ishte shumë e rëndë. Sipas tij, patologjia pati lidhje me çarjen e shpretkës.
Ata kanë kërkuar nga drejtësia që të jetë objektive.