Report TV - Raporti, Braçe: KLSH pretendon dëm 542 mln lekë nga asgjësimi i parave

2016-09-27 3

Komisioni i Ekonomisë shqyrtoi raportin e KLSH për dëmin në Bankën e Shqipërisë. Në komision raportuan kreu i KLSH, Bujar Leskaj dhe kreu Bankës së Shqipërisë, Sejko.

Pas raportimit kryetari i komisionit, Erjon Braçe ka deklaruar se posedon raportin, por nuk do të bëhet publik se është sekret shtetëror dhe bankar, ndërsa shifra e vjedhjes nuk ndryshon nga ajo që është deklaruar zyrtarisht 713 mln lekë.

Sipas Braçes, ka një pretendim nga KLSH për dëm 542 mln lekë nga asgjësimi i parave, por për këtë do të pritet hetimi nga prokuroria.

?Shifra e vjedhjes është ajo që është bërë zyrtarisht publike, nuk ndryshon. Raporti i KLSH, dokument i klasifikuar për sekret shtetëror dhe bankar.

Ka një pretendim nga KLSH për 542 mln lekë dëm nga asgjësimi i parave. Hetim nga prokuroria nëse qëndron dëmi i shkaktuar nga asgjësimi i parave sipas raportit.

KLSH ka kërkuar që dëmi i konstatuar të kthehet?tha kreu i komisionit të Ekonomisë.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklaruar se ?KLSH i referohet një mos përputhje të shkaktuar mes rregulloreve të vitit 1998 dhe asaj të 2013 për asgjësimin e parave që kanë dalë nga qarkullimi?.