Report TV - Ndalimi i mjekëve,kolegët e Fierit e Vlorës:Hetimet në gjendje të lirë

2016-09-27 1

Një grup mjekësh të Spitalit të Fierit dhe Vlorës kanë protestuar sot kundër arrestimit të dy mjekëve në maternitetin ?Koço Gliozheni? në Tiranë, pas ngjarjes tragjike ku një 35-vjeçare shtatzënë humbi jetën.

Sipas mjekëve të Fierit arrestimi i dy kolegëve të tyre në Tiranë është i nxituar. Ata deklarojnë se dy mjekët duhet të ishin hetuar në gjendje të lirë, pasi janë të pafajshëm.

Dy mjekët e maternitetit ?Koco Gliozheni?, Elidon Kristo dhe Dritan Deçka janë arrestuar nën akuzën për mjekim të pakujdesshëm ndaj 35-vjecares Aida Cajka.