Piktori i njohur Aleksandër Filipi pas 25 vjetësh mungesë është rikthyer në Galerinë Kombëtare të Arteve. Ekspozita e tij personale vjen e pasur me tema e tablo krejtësisht të reja.
Autori i kapërcen natyrshëm elementët e artit realist duke iu kthyer ndjesive, metaforave dhe filozofisë së artit modern në pikturat e tij. Ja si e përshkruan piktori këtë kthesë artistike.
Aleksandër Filipi është edhe bashkautor i mozaikut "Shqipëria" në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, që është shoqëruar vazhdimisht me keqinterpretime dhe po lihet ende ne gjendje të degraduar. Ai apelon për ruajtjen e tij, duke theksuar se kjo vepër arti ka vlera universale.