Ora News –Zgjedhjet brenda LSI-së, Meta: Duhet debat i brendshëm konstruktiv

2016-09-27 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së në qytetin e Pogradecit në kuadër të zgjedhjeve të brendshme që do të zhvillohet në datën 6 nëntor.
Gjatë fjalës së tij përpara anëtarësisë në Pogradec, z. Meta u shpreh se të gjitha strukturat duhet të përfshihen në një debat të brendshëm konstruktiv deri në zhvillimin e zgjedhjeve për postin e kryetarit në datë 6 nëntor.
Meta: ?Unë besoj që ne gjatë të gjithë kësaj periudhe 2-3 mujore, deri në Konventën zgjedhore të LS-së, duhet ta shndërrojmë LSI-së në arenë të debatit të brendshëm për të përmirësuar më shumë vetveten drejtim e LSI-së, përfaqësimin e LSI-së, politikat e LSI-së, por mbi të gjitha, por mbi të gjitha për të forcuar më tej lidhjen e LSI-së me qytetarët komunitetet kudo ato jetojnë?
Për Metën LSI duhet të jetë një tribunë e fuqishme e zërit e të gjithë atyre që kanë dëshirë të dëgjohen dhe që kanë nevojë të dëgjohen, dhe që e kanë të domosdoshme të dëgjohen për problemet që kanë dhe mbi të gjitha duhet të jetë një forcë e cila gjithmonë vendos në interes të publikut të gjerë dhe jo të individëve dhe grupeve të ngushta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zgjedhjet-brenda-lsi-se-meta-duhet-debat-i-brendshem-konstruktiv/

Free Traffic Exchange