Ora News – Të vërtetat e trukimeve, Takaj: Komisioni i Disiplinës nuk ka kompetenca të heqë titullin

2016-09-27 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Skënderbeu ka qënë në epiqëndrën e te gjithë opnionit sportiv gjatë kësaj periudhe për shkak të zbardhjes së raportit të UEFA-s ku zbuloheshin arsyet se përse kampionët e Shqipërisë u dënuan ne një vit pezullim nga evenimentet ndërkombëtare pas akuzave për manipulim rezultatesh.

Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj i pranishën në "Ora Skaner" u shpreh se ndaj klubit korcar nisi një sulm politik 6 vite më parë, ndërsa aktualisht po kryhet një sulm tendencioz për të shkatërruar këtë klub, pasi nuk ekziston asnjë fakt që inkriminon kampionët e vendit

Presidenti Takaj zbuloi më pas se Uefa me bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare ka përgjuar për dy vite celularin e tij pa asnjë rezultat.

Drejtuesi kryesor i klubit korcar gjithashtu zbuloi se vendimi nuk është marrë nga komisioni i disiplinës , por menjëherë nga ai i apelit dhe kërkoi nga FSHF që ti sugjeroj UEFA-s bllokimin e mardhënieve të kompanive shqiptare me bastet aziatike.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/trukimet-takaj-po-kryhet-nje-sulm-per-te-shkaterruar-skenderbeun/