Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Burime nga QSUT bëjnë me dije se pacienti Fadil Hoxha u paraqit me probleme të rënda shëndetësore pasi ishte ndaluar nga policia e Lushnjes.
Burimet thanë se ai i është nënshtruar trajtimit mjekësor por nuk ka mbijetuar. Në këtë kushte, familjarët e tij akuzojnë policinë si shkaktare të kësaj ngjarje.
Ndonëse ata i kishin kërkuar punonjësve të policisë që t?i fusnin në ambientet e paraburgimit ilaçet, kjo e fundit sipas tyre kishte refuzuar.
Fadil Hoxha ishte ndaluar nga policia pasi akuzohej se kishte marrë ullinj në tokën e dikujt tjetër.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/54-vjecari-i-ndaluar-nga-policia-per-vjedhje-ullinjsh-vdes-ne-qsut/