Report TV - Vdekja e shtatzënës, mjekët: Dyshuam se vuante nga zemra

2016-09-27 4

Tre mjekët gjinekologë, Dritan Deçka, Helidon Klosi dhe Nazmie Ceni, të cilët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm, kanë pretenduar para hetusve se kishin dyshuar se gruaja kishte probeleme shëndetësore që lidheshin me zemrën.

Një dyshim i tillë sipas mjekëve ishte konstatuar nisur nga simptomat që ajo kishte paraqitur, gjatë vizitës së gruas dhe konsultës së kryer mes tyre, mbrëmjen e të enjtes me 15 shtator.

Sipas mjekëve gruaja ishte paraqitur rreth orës 22:30, në spital dhe menjëherë asaj i është dhënë ndihma e nevojshme ndërsa është vizituar nga specialistët përkatës.