Report TV - Rilindja Urbane në Pukë, Rama: 135 mln lekë investime, zonat të harruara

2016-09-27 2

Mbas 30 vitesh, 11 mijë hektarëve tokë bujqësore në fshatrat e Lezhës dhe Vaut të Dejës në Shkodër ju rikthehet kullimi. Dhera, ferra dhe inerte e kishin nxjerrë plotësisht jashtë funksionit kanalin kullues në segmentin Gjadër-Mjedë. Edhe reshje shiu jo të forta mund të përmbytnin tokat bujqësore të fshatrave Zojs, Gramsh, Mabe, Kukel, Barbullush, Bushat, Mjede etj., duke u shkaktuar dëme serioze fermerëve.

Në fshatin Kukel, Kryeministri Rama inspektoi punimet për rehabilitimin e sistemit të kullimit në këtë segment, i financuar nga programi për rehabilitimin e infrastrukturës ujitëse dhe kulluese në fshat.

?Janë zgjidhur problemet përfundimtare të 11 000 hektarëve tokë bujqësore, sa i përket problemit të kullimit, por ajo që është më kryesorja është që shmang dhe rrezikun e përmbytjes, duke pasur parasysh dhe situatën e viteve të fundit me reshjet. Ky segment është 22 kilometër i gjatë dhe përshkon në gjithë segmentin, duke filluar nga Zojsi, Kukeli, Barbullushi dhe del deri në kufi të bashkisë së Vaut të Dejës,? ? tha kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës Zef Hilaj.