Report TV - Zgjedhjet në Dibër, Paloka: I fitoi Rama me krimin, vendi në kaos

2016-09-27 0

"Nuk mund të zhvillohen zgjedhjet në lira në Shqipëri me Edi Ramën Kryeministër". Kjo është e prerë për opozitën, ku nënkryetari Edi Paloka thotë se duhet zgjedhur çfarëdolloj formati tjetër qeverisje por pa Edi Ramën në krye në mënyrë që të sigurohen zgjedhje me votë të lirë në Shqipëri.

Paloka pranon se zgjedhjet në Dibër i fitoi ekskluzivisht Edi Rama, por këtë sipas tij e bëri në bashkëpunim me krimin.

Por numri dy në Partinë Demokratike hedh poshte pretendimin se PD ia adreson gjithmonë përgjegjësinë për humbjet në zgjedhjet palës tjetër. Këtë Paloka e argumenton me zgjedhjet e 2013 dhe përballjet elektorale pas atij vitit.

Paloka nuk e pranon që PD është në ditën më të keqe, pasi është një parti që ka rrëzuar regjimin më të egër komunist, Shqipëria po thotë ai. Në këtë situatë sipas tij zgjidhja mbetet tek reagimi qytetar.