Pesë deputetë të Partisë Demokratike kanë vizituar mesditën e kësaj të shtune, vendin ku u ul avioni me pilotin italian, Guido Guidi, në Ishëm të Durrës.
Edi Paloka, Arben Ristani, Keltis Kruja, Alban Zeneli dhe Flamur Noka, të shoqëruar nga gazetarë, kanë parë nga afër vendin e improvizuar si pistë për uljen e avionëve.
Deputeti Paloka theksoi se në pistën ku ul avioni është punuar prej një muaji. Sipas tij, infrastruktura e pistës është më e mirë se rruga që të çon në fshatin Ishëm. Ligjvënësit demokratë përsëritën sërish se avioni do transportonte drogë, ndërsa akuzuan për lidhje të zyrtarëve shtetërore me segmente të trafikut të drogës.