Një bllok banimi mbi 34 hektarësh në zonën e Doganës në Laprakë ka nisur të rikualifikohet me rrugë, trotuare, infrastrukturë elektrike, kanalizime, sinjalistikë dhe siguri rrugore nga Bashkia e Tiranës.
Rikualifikimi urban i zonës, e cila përbëhet nga 35 segmente rrugore, ku kryesisht mbizotërojnë shtëpi banimi private të ndërtuara në vitet e tranzicionit, pritet t?i japë asaj pamjen e një lagjeje moderne. Paralelisht po zbatohet edhe projekti i UKT-së, për shtrirjen e rrjetit të ri të ujësjellësit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa inspektoi punimet që kanë nisur aty prej disa ditësh, theksoi se projekti respekton të njëjtat standarde të larta si në çdo punë tjetër publike.