Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ngjarja e rëndë ndodhur një ditë më parë në maternitetin ?Koço Gliozheni? në Tiranë, ku humbi jetën nëna 35 vjeçare dhe foshnja e saj, ngre pikëpyetje të mëdha mbi funksionimin e sistemit të shëndetësisë për pritjen e pacientëve. Mjekët hezitojnë të flasin publikisht, por evdientojnë problematikat e mbartura në spitalet e vendit që nisin me sorollatje nga një shërbim në tjetrin, për shkak se sistemi nuk garanton ekipin e mjekëve në spitalin e parë ku ka mbërritur rasti.
2 jetë të humbura, një nënë 35 vjeçare në shtatëzaninë e saj të tretë dhe foshnja që nuk mundi të lindte e gjallë tronditi opinionin publik, por ajo ngre pikëpyetje të thella për mënyrën se si funksion sistemi i pritjes dhe triazhimit të pacientëve në spitalet e vendit.
Mjekët të cilët hezitojnë të flasin publikisht, zbërthejnë këtë problematikë të mbartur ndër vite për organizimin e shërbimeve pritëse të pacientëve.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/shendetesi/makthi-i-pritjeve-ne-spitale-ping-pong-me-pacientet/